image Arrihet marrëveshje mes Komunës së Podujevës dhe "Jetimat e Ballkanit" për ndërtimin e 10 shtëpive

Sociale

Arrihet marrëveshje mes Komunës së Podujevës dhe “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 10 shtëpive

news image

Komuna e Podujevës dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet që jetojnë në kushte të rënda, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook.

“Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit”, shkroi Bulliqi.

Për ndërtimin e këtyre shtëpive, Komuna e Podujevës do t’i ndajë pesë mijë euro kurse pjesën tjetër shoqata. /Gazeta Sinjali/