image Arrihet marrëveshja mes Contes dhe Napolit

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Contes dhe Napolit

news image

Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten.

Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare.

Conte thuhet se është pajtuar për kushtet me Napolin, megjithëse detajet tjera nuk u zbuluan.

Por, sipas “CalcioNapoli”, bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 6.5 milionë euro.

Trajneri italian besohet se tashmë është i gatshëm për të nënshkruar kontratën.

Ish-përzgjedhësi i Italisë është i lirë që nga gjysma e sezonit të kaluar, kur u largua nga Tottenham Hotspur.

/GazetaSinjali/