image Prishtinë, arrestohet shtetasi i huaj që vidhte dhe dëmtonte veturat

Siguri

Prishtinë, arrestohet shtetasi i huaj që vidhte dhe dëmtonte veturat

news image

Dje në Prishtinë është arrestuar shtetasi i huaj i cili dyshohet se ka dëmtuar 6 vetura në parkingun e banesave, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai dyshohet se kishte dëmtuar 6 vetura nga të cilat përveç dëmeve materiale, kishte vjedhur edhe gjësende personale.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Rr. Simon Shiroka, Prishtinë 14.11.2020 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti dyshohet se në parkingun e banesave, kishin dëmtuar 6 vetura nga të cilat përveç dëmeve materiale, kishte vjedhur edhe gjësende personale të katër pronarëve të veturave, dy femra dhe dy meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”. /GazetaSinjali/