Një 26-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria është arrestuar në ishullin e Mykonos pasi shpërndante GBL metamfetamine, substancë që ndihmonte për përdhunimin e personave.
Sipas mediave greke, personi i quajtur Aleksandër i cili shërben si punonjës i aeroportit të ishullit të njohur turistik grek,u arrestua pas një operacioni të posaçëm të forcave të antidrogës së Selanikut dhe Athinës.
Informacioni në Autoritetin e Portit të Mykonos se një njeri i njohur si “Aleksandri Shqiptar” shpërndantë sasi të lëngut GBL, i njohur ndryshe si “Shurupi i përdhunimeve” ka qënë që në mesin e gushtit.
Pas hetimeve disa ditore, me metoda speciale, u bë i mundur arrestimi i 26 -vjeçarit, në banesën e të cilit u gjet sasia prej më shumë se 1 litër të lëndës GBL që përdoret gjerësisht kohët e fundit ne baret e ishullit të famshëm grek, për të krijuar gjendje ekstaze dhe rritje të dëshirës seksuale, u gjet gjithashtu , ketamine, ekstazë, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa.
Ekipi i vendosur për të kapur shqiptarin dinte çdo hap të tij dhe ata po përgatiteshin për ta kapur. Sipas medias greke ndërsa ai parkoi makinën e tij dhe po përgatitej për të hyrë në aeroport, portierët dhe policia nxituan drejt tij dhe e ndaluan me pranga. Shqiptari kur u pyet për lëndën që mbante në shtëpi u shpreh se e kishte për përdorim personal.
Ekspertë të luftës kundër narkotikeve,thonë se GBL konsiderohet si një ndër lëndët më me shume efekte negative për përdoruesit dhe janë konstatuar një numër i madh i abuzimeve seksuale dhe përdhunimeve të kryera prej përdorimit të kësaj droge.
Viktimave iu hidhet pa dijeninë e tyre në pije një sasi e kësaj droge dhe në vazhdim janë denoncuar dhjetëra abuzime dhe përdhunime, të cilat kohët e fundit janë raportuar, duke dëmtuar famën e ishullit, por edhe duke dëmtuar arkat e shoqërive të sigurimit, për post dëmit psikologjik të pa riparueshëm që iu bëhet viktimave të këtyre abuzimeve. Ekspertet thonë se përdorimi i saj, përveç se shtyn përdoruesin në akte seksuale, i heq viktimës edhe kujtesën për atë akt.
Policia greke thotë se autori kishte përfituar shuma të mëdha parash, duke shitur këtë lëndë. Ai konsiderohet si një ndër trafikantet më të rrezikshëm të arrestuar me këtë lloj droge në Greqi. Task Forca për Prokurorinë e Drogave të Autoritetit të Portit në Mykonos, Divizioni i Prokurorisë së Drogave të Autoritetit të Portit dhe Attica Security shprehen se çështja është e thellë dhe do të gjurmohen personat me të cilët ka folur 26-vjeçari e do të gjenden shefat për të cilët ai punonte./ Sinjali/