image Arrestohet shqiptari 18 vjeçar, pasi rrahu për vdekje një të moshuar në Greqi

Botë

Arrestohet shqiptari 18 vjeçar, pasi rrahu për vdekje një të moshuar në Greqi

news image

Policia greke ka arrestuar një 18 vjeçar i cili kishte grabitur dhe rrahur një 80 vjeçare në zonën e Volosit, në Greqi.

Sipas policisë, autoritet ishin në kërkim të autorit të grabitjes se dhunshme të një 80 vjeçareje greke e cila pasi u lidh dhe u dhunua prej grabitësit kishte vdekjur si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja kishte tronditur qytetarët vendas, për shkak të dhunës ekstreme që autori kishte ushtruar ndaj viktimës.

80 vjeçarja ishte rrahur barbarisht dhe pasi ishte dhunuar, ndaj saj ishte përdorur thikë. /Gazeta Sinjali/