image Arrestohet shoqëruesi i Don Xhonit, kapet me armë

Siguri

Arrestohet shoqëruesi i Don Xhonit, kapet me armë

news image

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person, afër stadiumit të qytetit, saktësisht në rrugën “Tirana”, pasi të njëjtit zyrtarët policorë i gjetën një armë, njoftojnë burimet e Sinjalit.

I dyshuari në momentin që u kap me armë ishte i shoqëruar në veturë me reperin kosovar, Don Xhonin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se rasti në Polici është hapur si “mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.”

/GazetaSinjali/