image Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas, dërgohet në mbajtje

Siguri

Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas, dërgohet në mbajtje

news image

Foto ilustruese


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen e Bujupëve në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. 19-vjeçari, Eduard Bujupi, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalur fare.

Sipas njoftimit për Policisë, pas veprimeve hetimore është arritur që i dyshuari të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar.

“Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.  Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar,  i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/