image Arrestohet shoferi i traktorit i përfshirë në aksidentin në Podujevë, në të cilin vdiq 19-vjeçari

Siguri

Arrestohet shoferi i traktorit i përfshirë në aksidentin në Podujevë, në të cilin vdiq 19-vjeçari

news image

19-vjeçari Alor Bekolli vdiq pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti që u shkaktua mes një traktori dhe tri veturave në fshatin Shajkovc të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se si i dyshuar për këtë rast është arrestuar drejtuesi i traktorit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këto burime bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 19-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Po ashtu, të njëjtat burime treguan se në këtë aksident përveç 19-vjeçarit, janë lënduar edhe 9 persona të tjerë, të gjithë të gjinisë mashkullore, e jo 7 si raportoi mbrëmë policia./Gazeta Sinjali/