image Arrestohet Princ Dobroshi në Pejë i dënuar për përfshirje në trafikim të heroinës

Kosovë

Policia/ Arrestohet Princ Dobroshi në Pejë i dënuar për përfshirje në trafikim të heroinës

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotshme ka arrestuar tre persona pas një përleshje në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë.

Siç është bërë e ditur të arrestuarit janë Artan Dobroshi, Princ Dobroshi dhe Valon Sadiku.

Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga personat me veprimatari të dyshuar kriminale.

Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi se arrestimi i tyre është bërë për shkak të një përleshje dhe për armbajte pa leje.

“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 07.12.2019 rreth orës 13:00, është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, si pasojë  një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti ‘lëndim i lehtë trupor’, gjatë hetimit të rastit hetuesit e Stacionit Policor Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë kryer bastisje në tri (3) lokacione”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë bastisjes në depon e njërit prej të dyshuarve është konfiskuar një armë dhe 13 fishekë.

“Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar 9mm dhe 13 fishekë 9mm. dhe është hapur rasti Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48orësh. /Gazeta Sinjali/