Është arrestuar para pak çasteve Adhurim Lepaja, i dyshuar për plagosjen e Met Elshani, menaxher i One Records. Arrestimi i Lepajës ka ndodhur minuta më parë në qendër të Prishtinës, raporton Sinjali.
Lepaja ishte arratisur nga QKUK, muaj më parë teksa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor.
Ai ishte arrestuar menjëherë pas përleshjes me Met Elshanin, ku edhe Lepaja kishte marrë lëndime trupore. Konflikti mes tyre kishte ndodhur më 17 maj të këtij viti.
Elshani kishte kërkuar ndihmë mjekësore./Sinjali/