image Arrestohet personi që dyshohet se kishe kryer 28 vjedhje në QKUK

Kosovë

Siguri/ Arrestohet personi që dyshohet se kishe kryer 28 vjedhje në QKUK

news image

Policia e Kosovës, ka arrestuar gjatë ditës së sotme një person i cili dyshohet se ka kryer 28 raste të vjedhjeve në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar rastin e arrestimit të 29-vjeçarit.

“Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme të QKUK-së (28 raste te vjedhjeve)”.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga ana e hetuesve policor është arritur të gjendet dhe sekuestrohet një automjet Citroen i cili është dërguar për ekzaminim. Personi i dyshuar G. E 29 vjeçar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Ahmetit./Gazeta Sinjali/