image Arrestohet personi që dyshohet se ia vuri flakën dyqanit me materiale elektrike në Gjilan

Siguri

Arrestohet personi që dyshohet se ia vuri flakën dyqanit me materiale elektrike në Gjilan

news image

Të martën e 9 gushtit një dyqan për shitjen e materialeve elektrike në rrugën “Joseph Biden” në Gjilan ishtë përfshirë nga zjarri. Aty u shkaktuan dëme të mëdha materiale vlera e të cilave nuk dihet ende, teksa u ndërmorën veprime hetimore që çojnë në zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve si ndodhi rasti, raporton Gazeta Sinjali.

Ditën kur ndodhi rasti, në vendin e  ngjarjes kishin dalë njësitë policore dhe ato të zjarrfikësve të cilët arritën që ta shuajnë zjarrin që kaploi dyqanin ‘Elektro Inn’.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave nga vendi i ngjarjes, ka ardhur deri te arrestimi i një personi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në zjarrvënien e lokalit.

22-vjeçari u arrestua dje dhe u shoqërua në stacion policor ku në prezencën e avokatit të tij mbrojtës u intervistua nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie’ dhe atij i është caktuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/