Abu Abdul Bari, anëtar i organizatës terroriste “Shteti Islamik” është arrestuar këtë javë në Mosul të Irakut. Megjithatë, ajo që bëri më shumë bujë ishte pesha e tij e madhe – 250 kilogramë.
Njësitet speciale u detyruan ta vendosin në bagazhin e një veture të njohur si “pick-up” për ta transportuar për në stacionin e policisë.
Abu Abdual Bari, i njohur si Shifa al-Nima është zyrtar i lartë i ISIS-it, ai -kishte kryer likuidime të njerëzve të shkolluar, dhe të gjithë atyre që nuk pajtoheshin me filozofinë e ISIS-it.
“Ai gjithashtu akuzohet për sulm me bombë në një xhami, si dhe është përgjegjës për përdhunime dhe vrasje”, ka deklaruar Macer Gifford, njëri nga luftëtarët që ka marrë pjesë në çlirimin e Raqqas. /Gazeta Sinjali/