Është arrestuar një zyrtar policor (emër i njohur për redaksinë) i stacionit policor Gorazhdec në Pejë, nën dyshimin për shantazh, ngacmim dhe kanosje, mëson Gazeta Sinjali.
Si prova materiale për këtë rast, sinjalizuesit njoftojnë se është sekuestruar telefoni i tij, në të cilin dyshohet se kishte fotografi me të cilat në vazhdimësi e ka shantazhuar denoncuesen.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj zyrtarit policor është urdhëruar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.