image Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshohen për dhënie dhe marrje ryshfeti

Siguri

Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshohen për dhënie dhe marrje ryshfeti

news image

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, për shkak të dyshimeve për dhënie dhe marrje ryshfeti, mëson Sinjali.

Të arrestuarit dyshohet se janë një vëzhgues i Nismës dhe një komisioner i AAK-së, të cilët u kapën në një qendër në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin për media.

/GazetaSinjali/