image Arrestohet një punëtor i Postës së Kosovës

Siguri

Arrestohet një punëtor i Postës së Kosovës

news image

Një punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i njëjti është arrestuar në rajonin e Gjilanit dhe po dyshohet për veprën penale “përvetësim në detyrë”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali, ku kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

/GazetaSinjali/