Një punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i njëjti është arrestuar në rajonin e Gjilanit dhe po dyshohet për veprën penale “përvetësim në detyrë”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali, ku kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.