Një polic në Elbasan është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimeve nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore (AMP), nënkomisari i policisë jepte hua me fajde, duke kërcënuar personat që nuk kthenin paratë në afatet e kërkuara.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se efektivi i kishte dhënë një vit më parë 7,000 euro borxh një shtetasi që merrej me makina me qira, duke i thënë se paratë ishin me fajde.
Biznesmeni, që bashkëpunoi me AMP-në, deklaroi se ishte kërcënuar dhe paguante çdo muaj nga 1,000 deri në 1,500 euro.
Çështja është ende nën hetim, ndërsa polici në fjalë, Edison Pema, mohon çdo akuzë për kërcënim ndaj biznesmenit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!