image Arrestohet një person në Vermicë, në dokumente i gjendet një vizë false

Siguri

Arrestohet një person në Vermicë, në dokumente i gjendet një vizë false

news image

Në pikën kufitare në Vermicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet për posedim të dokumenteve të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në dokumentin e tij të udhëtimit është vërejtur një vizë greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Atij i është refuzuar hyrja në shtetin e Kosovës dhe i njëjti i është dorëzuar policisë, bëjnë të ditur këto burime të Gazetës Sinjali.

/Gazeta Sinjali/