image Arrestohet një person në Podujevë, dërgohet në Dubravë për vuajtje të dënimit

Siguri

Arrestohet një person në Podujevë, dërgohet në Dubravë për vuajtje të dënimit

news image

Një person është arrestuar në Podujevë, në kuadër të realizimit të urdhëresave të Gjykatës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, arrestimi është kryer më 24 qershor, rreth orës 16:30, nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor në Podujevë.

Burimet bëjnë të ditur se J.P. kërkohej në bazë të urdhëresës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I njëjti ishte dënuar me 10 ditë burgim.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë për vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/