image Arrestohet një person në Pejë, tentoi të ikë nga Policia pasi fshehi çantën me armë në një parking

Siguri

Arrestohet një person në Pejë, tentoi të ikë nga Policia pasi fshehi çantën me armë në një parking

news image

Policia në Pejë dje është përballur me një person i cili nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, ku patrulla policore ka ndalur një veturë nën dyshimet se posedon armë zjarri, por që i njëjti ka tentuar që të ikë që aty duke nisur me  vrull veturën para policëve.

Njësitet policore i janë vënë pas 27-vjeçarit, i cili është kapur nga Policia pak metra më larg nga vendi i ngjarjes. Po ashtu kanë gjetur edhe çantën me armë të cilën i dyshuari e kishte fshehur në një parking.

27-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/