image Arrestohet një person në Mitrovicë për kultivim të kanabisit

Siguri

Arrestohet një person në Mitrovicë për kultivim të kanabisit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull, i cili dyshohet se kishte mbjellë bimë narkotike në oborrin e tij në fashtin Kçiq të Mitrovicës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis-sativa në pronën e tij. Gjatë bastisjes në kopshtin (serën) e tij, janë gjetur dhe tërhequr tri bimë narkotike në gjatësi: 51-cm, 71-cm, dhe 74-cm”, thuhet në raportin e policisë.  

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë./GazetaSinjali/