Policia ka njoftuar se pas një pune operativo-hetimore, është arrestuar një person në Deçan, i cili ishte i kërkuar nga Gjykata, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, ai është i dënuar me gjashtë muaj burgim dhe si rrjedhojë pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.