image Arrestohet një person, dyshohet se mori tenderin për renovimin e spitalit të Gjilanit me dokumente të rreme

Drejtësi

Arrestohet një person, dyshohet se mori tenderin për renovimin e spitalit të Gjilanit me dokumente të rreme

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan pas hetimeve të zhvilluara, ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, shkruan Gazeta Sinjali.

J.S., pronar i komapnisë “Tribune”, ka fituar tenderin për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore në Spitalin e Gjilanit përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë.

“Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan. Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, njofton prokuroria. /GazetaSinjali/