Policia e Maqedonisë ka arrestuar 44-vjeçarin H.A. nga Kosova.
Arrestimi i tij është bërë dje në ora 7:35 në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish-pjesëtar të UÇK-së që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër.
Kohë më parë autoritetet maqedonase patën arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morina, me kërkesë të Interpolit serb. Ai është liruar më vonë dhe nuk është ekstraduar në Serbi siç kishte kërkuar Beogradi.