image Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në një xhami në Obiliq

Siguri

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në një xhami në Obiliq

news image

Një 27-vjeçar me inicialet S.M., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si i dyshuar për një vjedhje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, 27-vjeçari dyshohet se mëngjesin e 27 janarit, rreth orës 10:00 ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit Milloshevë të komunës së Obiliqit.

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar me mbledhjen e informacioneve në rrugë operative si dhe me ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore të cilat sot kanë rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit; S. M, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit, i dyshuari, me aktvendim për ndalim të nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej në dyshimet për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”./GazetaSinjali/