image Arrestohet një i dyshuar në Prizren, kapet me mbi 3 mijë dollarë fals

Siguri

Arrestohet një i dyshuar në Prizren, kapet me mbi 3 mijë dollarë fals

news image

Një person është arrestuar sot në Prizren, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parasë”, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se i dyshuari u kap me mbi 3 mijë dollarë, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

I dyshuari tashmë ndodhet në stacion policor dhe ndaj tij pritet të merren procedurat e tjera hetimore.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/