Duke marrë parasysh se gjendja pandemike e shkaktuar nga COVID-19 ka vazhduar mbi tashmë një vit, gjendje kjo e cila ka bërë që shumica e shteteve të botës të mbyllin kufijtë e tyre dhe në këtë mënyrë pothuajse e gjithë bota kanë qenë të izoluar për një periudhë të gjatë kohore, shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe pse udhëtimet filluan të lejoheshin, për t’u realizuar një udhëtim kërkohen disa kushte, të cilat nuk kanë ndonjë mënyrë të evitimit.
Siç duket qytetarëve u kanë ardhur në majë të hundës këto rregulla, sepse në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë mëngjesit të djeshëm, një femër, shtetase e Gjermanisë ka tentuar që me forcë të kalojë kontrollin e pasaportave, por duke mos respektuar procedurat për udhëtim.
Gazeta Sinjali mëson se e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, e njëjta është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatë për kundërvajtje. /GazetaSinjali/