Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës është arrestuar sot, nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili po ashtu njoftoi se i dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
“Policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:00 dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar, nën dyshimet për ngacmim seksual. Prokurorja ia ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh”, tha Gashi për Sinjalin.