Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person 25-vjeçar në Gjakovë i cili ishte kapur nga Policia me lëndë narkotike dhe me armë pa leje, raporton Sinjali.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, në qytetin e Gjakovës ku gjatë kontrollit të një veture që drejtohej nga personi me iniciale S.O janë konfiskuar armë pa leje dhe lëndë narkotike. Policia e Kosovës në veturën e 25-vjeçarit dhe në shtëpinë e tij ka konfiskuar një kallashnikov dhe një revole.
“Rreth orës 20:00 Policia e Kosovës në Gjakovë, ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte veturën personi me iniciale S.O 1994, i gjinisë mashkullore dhe gjatë kontrollit të veturës por edhe të shtëpisë së tina janë gjetur një AK47 dhe një revole”.
“Po ashtu është gjetur një qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një qese të mbushur me fara të kanabisit. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti i ‘armëmbajtës pa leje’ dhe ‘posedim të lëndëve narkotike’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar për Sinjalin zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.