image Arrestohet nga policia malazeze ish-sekretari i MTI-së të Kosovës, kapet me rreth 50 kg drogë

Siguri

Arrestohet nga policia malazeze ish-sekretari i MTI-së të Kosovës, kapet me rreth 50 kg drogë

news image

Gjatë ditës së sotme mediat malazeze kanë raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci është arrestuar.

Sipas këtyre raportimeve, ai është ndaluar në një vendkalim kufitar mes Malit të Zi dhe Kroacisë, e ku në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.

Mediumi “Vijesti” ka raportuar se Rreci është arrestuar në mëngjes.

Kurse, për një gjë të tillë kanë njoftuar zyrtarisht edhe Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave.

Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës narkotike, për të cilën dyshohet se është drogë e llojit marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. B.R. është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale prodhim, posedim dhe shpërndarje e pautorizuar e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/