image Arrestohet në Tiranë 40-vjeçari nga Kosova që po kërkohej nga INTERPOL-i

Shqipëri

Arrestohet në Tiranë 40-vjeçari nga Kosova që po kërkohej nga INTERPOL-i

news image

Një 40-vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” është arrestuar në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në Shqipëri ka njoftuar se në kudër të operacionit të koduar “Lokalizimi” është arrestuar, G. M nga Kosova, i cili kishte qëndruar në një banesë të marrë me qira në Tiranë.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se personi i njëjtë, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

Siç është bërë e ditur, Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës./Gazeta Sinjali/