Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar se shtetasi turk që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Sedat Peker i dyshuar për vepra të shumta që dyshohet t’ i ketë kryer në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai u arrestua nën akuzën e shkeljes së rregullave të qëndrimit duke tentuar deportimin e tij për në Turqi por Peker tha se nëse do të depërtohej atje, mund të përballej me tortura ç’njerëzore.
Mediat në Maqedoninë Veriore kanë raportuar se Peker ka pasaportë kosovare dhe se mbrëmë vonë është transferuar në Kosovë bashkë me ekipin e tij.
“Më 18.01.2021 zyrtarë policorë nga Biroja për Siguri Publike kanë arrestuar R.S.P. 49 vjeçar, i cili ka qëndruar në vendin tonë, ndërkohë që ka shkelur rregullat për qëndrim të shkurtër. Pas konstatimit për shkelje të afatit të qëndrimit, personi në fjalë është dëbuar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Peker akuzohet për një mori veprash penale në Turqi siç janë vrasja, gjobat apo trafiku i drogës. Ai u largua nga vendi në shkurt të vitit të shkuar duke u vendosur fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoni.
Mediat turke raportojnë se Peker ka rivalitet me bosin e njohur të nëntokës turke Aalaatin Çakiçi, i cili së fundmi ka dalë nga burgu dhe ka mbështetjen e plotë të partisë aleate të Erdoganit në qeverisje, MHP. Raportohet se Çakiçi është shkaku i arratisjes së Pekerit nga Turqia për në Ballkan ku edhe u arrestua dje me qëllim deportimin për në vendin e origjinës../Gazeta Sinjali/