Është arrestuar Tuli Pali 66 vjeç nga Kosova përmes një urdhër arresti ndërkombëtarë të shpallur nga Interpoli.
Sipas njoftimit të policisë së shtetit në Shqipëri i dyshuari është arrestuar në pikë kalimin kufitar Morinë.
“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve””, thuhet në njoftim.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, sipas policisë 66 vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë. /Gazeta Sinjali/