image Arrestohet në Merdar personi i kërkuar nga Gjykata – Dënimi me gjobë i shndërrohet në burgim

Siguri

Arrestohet në Merdar personi i kërkuar nga Gjykata – Dënimi me gjobë i shndërrohet në burgim

news image

Një qytetar i kërkuar nga drejtësia është ndaluar në pikën kufitare të Merdarit, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 30 maj 2025, rreth orës 01:30 të mëngjesit, është ndaluar Mentor Konjusha, 39 vjeçar, shtetas kosovar, i cili rezultoi me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai kërkohej për veprën penale “Vjedhje”, për të cilën ishte dënuar me gjobë prej 150 euro. Për shkak të mos-pagesës së gjobës, dënimi i është shndërruar në burgim prej 7 ditësh.

Pas ndalimit, Konjusha është dërguar në Qendrën Korrektuese të Sigurisë së Ulët në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/