image Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar nga INTERPOLI

Rajon

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar nga INTERPOLI

news image

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për Taulant Sallakun, 38 vjeç i cili ishte dënuar në shkurt të vitit 2020, me 8 vjet dhe 8 muaj burgim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, që synonte trafikimin e substancave narkotike, por ishte liruar më pas.

Organizata në fjalë përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe italianë të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë. E njëjta u shkatërrua vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Ndërkohë, Gjykata e Brescias, pasi kishte vlerësuar personalitetin e personit të dënuar dhe duke marrë parasysh rrezikun e lartë të përsëritjes së sjelljes së paligjshme, nxori një urdhër të ri për paraburgimin në burg, të kryer nga karabinierët e Artogne./Gazeta Sinjali/