image Arrestohet në Gjakovë i kërkuari për armëmbajtje të paautorizuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

Drejtësi

Arrestohet në Gjakovë i kërkuari për armëmbajtje të paautorizuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili ishte dënuar me tre vjet burgim për vepra që lidhen me armët.

Arrestimi është kryer nga Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas lokalizimit të të dënuarit në këtë qytet.

Sipas Policisë, urdhër-arresti ishte lëshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej tre vitesh, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e angazhuar në zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe ekzekutimin e urdhër-arresteve, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/