Njësitet policore kanë realizuar një urdhërarrest në Fushë Kosovë ndaj një personi të shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 31 maj 2025, rreth orës 12:30, Njësia për Urdhërarrest ka ndaluar personin Bujar Rukiqi, 47 vjeçar, banues në Fushë Kosovë, i cili pas verifikimit në sistemin e policisë ka rezultuar me urdhër aktiv arresti.
Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Rukiqi ishte dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Kanosja”, dhe pas arrestimit është dërguar për ekzekutim të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.
Sinjali mëson se procedurat janë zhvilluar në përputhje me vendimin e gjykatës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!