image Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës personi që dyshohet se e kanosi ministrin Xhelal Sveçla në Facebook

Ekskluzive

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës personi që dyshohet se e kanosi ministrin Xhelal Sveçla në Facebook

news image

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, pasi dyshohet se kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për R.H, rreth 43-vjeçar, i cili u arrestua më 7 korrik, rreth orës 14:45, në bazë të një urdhër-kërkimi aktiv.

Sipas burimeve, ai kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “Kanosje”, lidhur me një rast të regjistruar më 9 nëntor 2025, ku dyshohet se përmes rrjetit social Facebook kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

Pas arrestimit në aeroport, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/