image Arrestohet maqedonasi në Han të Elezit, dyshohet se falsifikoi testin për COVID-19

Siguri

Arrestohet maqedonasi në Han të Elezit, dyshohet se falsifikoi testin për COVID-19

news image

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit pasi dyshohet se ka falsifikuar testin për COVID-19. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 14:30.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit  nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. 

“PKK Hani Elezit  14.09.2020 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për COVID-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit  nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/