image Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasjen e kosovarit tjetër

Diasporë

Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasjen e kosovarit tjetër

news image

Një burrë ka humbur jetën në rrugët e lokalitetit Bière mbrëmjen e së dielës.

Vdekja ka ndodhur pas një sherri gjatë të cilit është goditur për vdekje me thikë, njofton Policia e Kantonit Vaud.

Burri ishte i shtrirë pa ndjenja dhe kishte humbur shumë gjak – shpëtimtarët nuk ishin në gjendje ta ringjallin atë, shkruan 20minutes.ch. Viktima është një kosovar 28-vjeçar, pa vendbanim në Zvicër.

Menjëherë është arrestuar një person, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, me të cilin viktima kishte pasur sherr pak më parë.

Elementet e para të mbledhura tregojnë se dy personat në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin, specifikon xhandarmëria. Është hapur një hetim.

/GazetaSinjali/