image Arrestohet kosovari 45-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga Interpoli

Siguri

Arrestohet kosovari 45-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga Interpoli

news image

Policia e Shqipërisë në Pikë Kalimin Kufitar në Morinë ka arrestuar 45-vjeçarin, Skënder Murtezaj, nga Kosharja e Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar S.M. i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”, për të cilat gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg

Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat  penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare, Kosovë. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat  penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Zvicrës. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./Gazeta Sinjali/