Dibran Hoxhaj i njohur në publik si Kobra, është përfshirë mbrëmë në një përleshje në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, me ç’rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
Burimet e Sinjalit njoftojnë se mbrëmë rreth orës 21:35 ka ndodhur një rrahje në këtë qendër tregtare, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të Kobrës dhe të viktimës (emër i njohur për redaksinë), i cili është po ashtu i dyshuar.
Ngjarja filloi me kërcënime brenda një lokali, ku Kobra u rrah me të dyshuarin tjetër, ku ky i fundit pësoi lëndime të rënda trupore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia rajonale e Prizrenit dhe kanë njoftuar se i dyshuari që pësoi lëndime ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Ne lidhje me kete rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje. Rasti është nen hetime.”