image Arrestohet këshilltari i Faton Pecit

Politikë

Arrestohet këshilltari i Faton Pecit

news image

Është arrestuar mëngjesin e sotëm Hysen Muzliukaj, ish-drejtor i Agim Bahtirit e tash këshilltar i Faton Pecit.

Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit.

Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuar tjetër është ish-nënkryetari i Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili tani është kryeshef në Ibër-Lepenc.

Mësohet se banesat e të dy zyrtarëve të VV-së janë bastisur.

/GazetaSinjali/