Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është futur në veturën e policisë së EULEX-it, pas bastisjes 9 orëshe të shtëpisë së tij nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas avokatit të tij, Valon Hasani, Krasniqi pritet që të dërgohet për në Hagë, i cili theksoi se aktakuza ndaj tij tashmë është konfirmuar.
Bastisja në shtëpinë e tij në Prishtinë ka filluar qysh në 05:30, për të vazhduar më pas edhe në shtëpinë e tij në Negroc të Drenasit./Gazeta Sinjali/