image Arrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës

Shqipëri

Arrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës

news image

Ish-shefi i policisë në Sarandë, Ardian Nuna, 64-vjeçar është arrestuar sot nga policia. Ai ishte në kërkim prej datës 9 korrik të këtij viti për keqpërdorim detyre.

Policia bën të ditur se ai është arrestuar në lagjen Nr.4, Sarandë, shkruan abcnews.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’”, njofton policia. /GazetaSinjali/