Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë, ish-drejtorin e Urbanizmit të kësaj komune, Bekim Bajrami.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njoftom se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë e Kosovës – NJHRKEK ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin i Urbanizmit ne Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së. I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore”, thuhet në komunikatë.
Më 18 shkurt të vitit të kaluar, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj Bekim Bajramit, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas aktakuzës, Bekim Bajrami në vitin 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, specifikisht, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Komunën e Gjilanit, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit,
Tutje në aktakuzë thuhet se Bajrami në kundërshtim me destinimin e planifikuar, sipas planit rregullues ‘’Livadhet e Arapit’’, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi.