image Arrestohet ish-drejtori i BKT në Prishtinë, i ndihmoi dikujt për t’i nxjerrë 95 mijë euro nga llogaria e një qytetari

Drejtësi

Arrestohet ish-drejtori i BKT në Prishtinë, i ndihmoi dikujt për t’i nxjerrë 95 mijë euro nga llogaria e një qytetari

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar dy të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove nga dega e BKT-së në Ferizaj.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e BKT-së në Prishtinë I.A., dhe një punëtor të autotaxit “Bini” në Gjilan, të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Mashtrim”.

Sipas Prokurorisë, “dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja   shumës në vlerë prej  95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj”.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 07 Prill 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë  dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja   shumës në vlerë prej  95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

/GazetaSinjali/