image Arrestohet i mituri që vodhi para në një shtëpi në Prizren

Siguri

Arrestohet i mituri që vodhi para në një shtëpi në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arritur sot ta arrestojë një të mitur, i cili dyshohet se kishte kryer një vjedhje në një shtëpi më 1 janar.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe njoftuan se i mituri E.A., dyshohet se më 1 janar kishte hyrë me forcë në një shtëpi, kur kishte vjedhur një shumë të parave.

Të njëjtat burime shtuan se i dyshuari u kap në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

/GazetaSinjali/