image Arrestohet i kërkuari për vjedhje në Gjakovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Arrestohet i kërkuari për vjedhje në Gjakovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Një person është arrestuar sot në mesditë në rrugën ‘UÇK’ në qytetin e Gjakovës, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 47-vjeçar i cili po kërkohej me dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Gjakovë, pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Vjedhje’.

Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/